Asociacioni i Komunave të Kosovës, sot njoftoi se gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është diskutuar për lehtësimin e masave, ku është thënë se pritet të hiqet ora policore.
Po ashtu AKK njoftoi se lokalet do të lejohet të punojnë deri në orën 24:00, dhe se pritet lejimi i organizimit të dasmave nga 15 qershori.
Por, brenda pak minutash AKK ka ndryshuar në faqen e tyre në Facebook njoftimin e lëshuar lidhur me këto të dhëna.
Në njoftimin e ndryshuar thuhet se lokalet do të punojnë deri në orë 23:00, ndërkaq pjesa e organizimit të dasmave është hequr krejtësisht nga njoftimi.
Mbetet të shihet në mbledhjen e Qeverisë se a do të miratohen këto rekomandime, dhe a pritet të ketë ndryshime në masat e reja antiCOVID-19. /Telegrafi/