Telegrafi

U tha se prishën miqësinë përkundër që i dhuroi veshkën, Selena Gomez zgjidh mosmarrëveshjet me Francia Raisa

Selena Gomez dhe Francia Raisa me sa duket i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet pas thumbave ndaj njëra-tjetrës në internet.

Në një intervistë për “Dear” të Apple TV+, themeluesja e “Rare Beauty” lavdëroi Raisa për dhurimin vetëmohues të veshkës së saj në vitin 2017, mes betejës së këngëtares me lupusin.

“Mikesha im më e mirë. Emri i saj është Francia”, tha Gomez, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Brenda tre ditësh, ajo shkoi të testohej dhe Francia ishte e përshtatshme për transplantim. Dhe ishte një nga ato momentet ku u ndjeva e mbikëqyrur. E di që isha kaq me fat”, kujtoi Gomez.

“Unë kurrë nuk do të jem më shumë në borxh ndaj një personi sesa Francia. Ideja se dikush as nuk e mendoi dy herë për të qenë donator ishte jashtëzakonisht e mahnitshme”, tha Selena.

Foto: Apple TV

Ndërsa dyshja duket se janë në marrëdhënie të mira tani, ato kishin mosmarrëveshje në nëntor pasi Gomez e quajti Taylor Swift “miken e saj të vetëm në industri”.

Komenti nuk iu duk i përshtatshëm yllit të “How I Met Your Father”, e cila shkroi “Interesante” nën një postim në Instagram duke theksuar citimin e Gomez.

Foto: TikTok

Këngëtarja më vonë reagoi duke shtuar ‘më vjen keq që nuk përmenda çdo person që njoh’ në një video të TikTok duke shpjeguar grindjen e përfolur.

Lexo po ashtu Selena Gomez tregohet e ‘guximshme’, poston foto pa filtra dhe makijazh

Dyshja e vajzave të famshme kanë pasur një miqësi të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit.

Foto: Selena Gomez/Instagram

Por, pas publikimit të dokumentarit të Gomez në vitin 2022 “My Mind and Me”, fansat vunë re se Raisa nuk e ndiqte aktoren e “Only Murders in the Building” më në Instagram.

Lëvizja erdhi si një tronditje për fansat duke pasur parasysh faktin se Raisa mori pjesë në festën e ditëlindjes së 30-të të Gomez vetëm disa muaj më parë. /Telegrafi/