Në protestën e cila u mbajt sot kundër idesë së presidentit të vendit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve u raportua se nuk u pa asnjë flamur i Kosovës.
Madje për këtë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke komentuar protestën, e quajtur ironi faktin që në protestë u thirr për sovranitet dhe integritet por aty nuk ishte asnjë flamur i Kosovës.
Fotografi i Telegrafit ka kapur momentet e valëvitjes së flamurit të Kosovës në protestë.
Gjithashtu u panë edhe një numër i madh i flamujve kombëtar e po ashtu edhe të vende të tjera të botës, ndër ta ishte edhe ai i Azerbajgjanit.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fund të fjalimit pati një falënderim për qytetarët të cilët protestuan pa flamuj partiak.