Blogerja e njohur nga Shqipëria, Armina Mevlani, pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 30-të.
Mes shumë befasish e gjërave të bukura, u tha se po mungonte partneri i saj, Shkëlzen Berisha, me të cilin po ashtu thuhej se është ndarë.
Megjithatë, ajo ka demantuar lajmet duke zbuluar se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.
Ajo ka publikuar një video nga kremta e ditëlindjes ku shfaqet në një vallëzim mjaft romantik me personin e zemrës.
Mbrëmja madhështore, e cila vjen pak pas zhvillimeve të fundit të familjes Berisha, duket të mos e ketë penguar për organizimin e një dite speciale.
Rreth një muaj më parë u njoftua se ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç Berishës si person ‘non grata’ u caktuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij. /Telegrafi/