Site icon Telegrafi

U telefonuan nga frika se do ta pësojnë fëmijët, policia britanike godet me elektroshok qenin – e fusin në shportë plehrash

Ky është momenti kur një qen goditet me elektroshok nga policia britanike, të cilët më pas e futin në një shportë mbeturinash.

Ata reaguan nga frika se qeni mund të rrezikonte jetën e fëmijëve në atë zonë, kështu të paktën thuhet në kumtesën e policisë në West Midlands, transmeton Telegrafi.

Policët ishin telefonuar pasi banorët e asaj zone kishin parë një tufë qensh duke u grindur mes vete, e duke marrë parasysh se kishte fëmijë dhe u rrezikohej jeta, intervenuan për të parandaluar më të keqen.

E për ta vënë situatën nën kontroll nga qeni që ishte agresiv, ata përdorën revolen elektrike për ta neutralizuar për disa sekonda, të mjaftueshme që ta futin në shportë mbeturinash.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur policët e godasin me elektroshok dhe më pas e fusin në shportën e mbeturinave. /Telegrafi/

Exit mobile version