Site icon Telegrafi

U tallën me të duke i thënë se bartë çantë të femrave, ish-ushtaraku rus i bën për spital tre persona (Video, +18)

Kamerat e sigurisë brenda një lokali në Shën Petersburg kanë filmuar një rrahje që ka shpërthyer për një arsye krejtësisht bizare.

Tre rusë po talleshin me një burrë të cili i thoshin se bartë çantë të “femrave”. Më saktësisht i kishin thënë se po duket si femër edhe me sjellje, transmeton Telegrafi.

Dhe duket se këto komente nuk i pëlqyen këtij burri i cili pa hodhi në tokë çantën, rrahu brutalisht tre personat që  talleshin me të.

Madje njërin prej tyre nga goditja e fortë e përplasë në tavolinë dhe kur dy tjerët tentuan ta kapin, nuk patën sukses. Në një moment ata u munduan t’i kundërvihen duke e sulmuar me karrige.

Por, ky veprim vetëm sa u kushtoi me shtrenjtë – ai arriti t’ua merr karrigen dhe t’i godet vazhdimisht me të. Siç raportojnë mediat ruse, ata ishin ballafaquar me një ish-ushtarak. /Telegrafi/

Exit mobile version