Telegrafi

U sulmua nga tre persona derisa po kthehej në banesën e tij – gazetari Olluri rrëfen detajet e ngjarjes (Video)

Ishte ora 10 e natës kur po kthehej në shtëpi e shoqëruar nga e fejuara kur po kthehej në shtëpi. Pa pritur e pa kujtuar, drejtori i Insajderit, Parim Olluri u sulmua nga tre persona, ata e sulmuan me boksa e shqelma.

“Derisa po drejtoheshim rrugës për në banesën tonë, në atë moment ka ndodhur sulmi prej tre vetash, të cilët unë nuk i kum njoftë. Kam mundur t’i shoh edhe pas sulmit, por nuk kam mundur të identifikojë. Policia më ka treguar fotografinë e njërit, por unë nuk e kam parë atë person kurrë”, thotë ndër tjerash Olluri.

Për shkak të asaj që ndodhi, e fejuara e tij, ishte alivanosur, edhe si pasojë të dy kishin nevojë për ndihmën e mjekut, prandaj edhe u dërguan në Emergjencën e QKUK-së.

Ai nuk e di pse u sulmua, ata nuk kishin thënë asnjë fjalë.