Telegrafi

U sulmua dhe u plaçkit në shtëpinë e tij, Aubameyang lëshon një deklaratë për ngjarjen

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyan, ka lëshuar një komunikatë pasi ai dhe familja e tij ishin viktima të një grabitjeje të dhunshme në shtëpi.

Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, Aubameyang, 33 vjeç, ishte shënjestër e një bastisje, që çoi pastaj në goditjen e tij me një shufër hekuri që i shkaktoi një frakturë të vogël në nofullën e tij.

Aubameyang falënderoi dashamirët për mbështetjen e tyre në një deklaratë të lëshuar përmes rrjeteve sociale të mërkurën pasdite.

“Hej djema, faleminderit shumë për të gjitha mesazhet”.

“Të dielën mbrëma, disa frikacakë të dhunshëm hynë në shtëpinë tonë dhe kërcënuan familjen time dhe fëmijët e mi, vetëm për të vjedhur disa gjëra”.

“Më lënduan nofullën, por unë do të shërohem brenda një kohe të shkurtër dhe falë Zotit askush tjetër nuk u lëndua fizikisht”.

 

“Ndjenja se nuk jemi më të sigurt në shtëpinë tonë është e vështirë për t’u kuptuar dhe përshkruar, por si familje, ne do ta kapërcejmë këtë dhe do të qëndrojmë më të fortë se kurrë. Faleminderit për gjithë mbështetjen, do të thotë vërtet shumë për ne”, ka shkruar ylli i Barcelonës. /Telegrafi/