Një grua nga Missouri e cila gjatë një stuhie të rrufeve u strehua në një dyqan ku edhe bleu një biletë lotarie Powerball fitoi 50 mijë dollarë nga po e njëjta biletë.
Gruaja nga St. Clair zyrtarëve të Missouri Lottery u tha se ajo ishte duke vozitur kur një rrufe e cila goditi në afërsi e detyroi atë që të bënte një ndalesë të paplanifikuar në dyqanin On the Run ë St. Clair.
“Ishin dy rrufe që të dyja goditën në të njëjtën kohë pikërisht pranë meje”, kujton fituesja. “I thashë burrit tim: ‘Nuk dua të futem në mes të asaj stuhie'”, vazhdoi tutje ajo, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Përderisa ishte duke pritur largimin e stuhisë, ajo bleu një biletë Poweball për tërheqjen e 1 korrikut.
Në mëngjesin e të nesërmes ajo zbuloi se ishte fituesja e çmimit prej 50 mijë dollarëve.
“Për pak nuk u ndala aty”, deklaroi fituesja duke shtuar: “Nuk mund ta besoj këtë. Është diçka emocionuese”.
Ndër të tjera ajo shtoi se paratë e fituara planifikon t’i shpenzoj tek nipërit dhe mbesat e saj. /Telegrafi/