Telegrafi

U spekulua shumë për vendndodhjen e saj, Princi William thyen më në fund heshtjen për bashkëshorten e tij Kate Middleton

Princi William për herë të parë ka folur për gruan e tij Kate Middleton e cila është zhdukur nga syri i publikut dhe ende nuk ka bërë një paraqitje publike prej kur “iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal” muajin e kaluar.

Në paraqitjen e tij po ashtu të parë publike, trashëgimtari i fronit vizitoi një sinagogë të enjten derisa tha se ai dhe Kate janë “jashtëzakonisht të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit”, shkruan Newsweek.

Siç raportohet, Princi William u takua me disa të rinj në Sinagogën Western Marble Arch në Londër, derisa vetëm në fillim të këtij muaji lëshoi një deklaratë të fuqishme duke bërë thirrje për t’u dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme.

Por, gjatë kësaj paraqitje më të fundit publike, ai u “u bë i gjallë” edhe lidhur me gjendjen e gruas së tij, për të cilën në rrjete sociale u spekulua shumë për vendndodhjen e saj.

“Sikurse unë dhe Kate jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit”, u tha ai të rinjve në sinagogë.

“Më vjen shumë keq që ndonjërit prej jush i është dashur ta përjetojë këtë. Nuk ka vend dhe nuk duhet të ndodhë. Prandaj jam këtu sot për t’ju siguruar të gjithëve se njerëzve u intereson kjo dhe ne nuk mund ta lejoj që të vazhdojë”, deklaroi tutje trashëgimtari i fronit.

Foto: Kate Middleton / The Independent

Ndryshe, Kate Middleton nuk është parë në publik që nga 25 dhjetori dhe muajin e kaluar i është nënshtruar një operacioni të abdomenit; Pallati Kensington vazhdimisht siguroi publikun se gjendja e saj është e mirë dhe ajo do të pushojë deri pas Pashkëve. /Telegrafi/