Largimi i aktores Nurgul Yesilcay nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), i zhgënjeu në masë të madhe fansat e kësaj drame televizive turke.
Asokohe u raportua se arsyeja kryesore e largimit të ‘Gylserenit’ ishte se ajo nuk kishte pranuar të puthej para kamerave me aktorin kryesor të serialit, Erkan Petekkaya (Xhihanin).
Madje aktorja tjetër e atij seriali, Ebru Ozgan (e njohur për rolin e Dilaras), në një intervistë i kishte konfirmuar thashethemet se ‘Gylseren’ u largua nga seriali pikërisht për një puthje televizive që duhej ta bënte me Xhihanin.
Një vendim i tillë duket paksa i pakuptimtë, kur aktorja kishte pozuar nudo për ballinën e revistës Tempo. Ajo shfaqet e ulur në një karrige, ndërsa në trup ka vetëm një pallto.
Natyrisht, pjesët e intime të Yesilcay nuk janë të ekspozuara, transmeton Telegrafi.
Ka pasur edhe raste të tjera, në të cilat aktorja ka bërë poza provokuese para aparatit fotografik.
Duhet cekur se vet Gylsereni nuk e kishte konfirmuar se ajo nuk kishte pranuar të puthej në film, ndërsa ‘Xhihani’ i mohoi thashethemet duke thënë se gjithçka ishte gënjeshtër dhe arsyeja e largimit të Nurgul ishte personale. /Telegrafi/