Telegrafi

U sollën keq ndaj policisë, arrestohen babë e birë nga Kriva Pallanka

Siç njoftojnë nga policia, rreth orës 12:40, policët e SPB Tetovë nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, në rrugë magjistrale Kërçovë – Gostivar kanë provuar nga liria personin Z.P (47) dhe djalin e tij.

Sipas policisë, ata janë privuar nga liria për shkak se kanë shfaqur sjellje agresive ndaj policëve të cilët ishin kryer punën e tyre.

“Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin policorë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihet padi adekuate penale”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/