Sot pasdite u tërhoqën ekipet e Njësitit zjarrfikës territorial të Koçanit dhe Ndërmarrja e pylltarisë ‘Osogova’ pasi që zjarri në fshatin Vidovishtë të komunës së Zërnovcit u shua plotësisht edhe në pjesët më të thella të malit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kryetarit të komunës së Zërnovcit, Bllazhe Stankov, ky është zjarr i përmasave të mëdha që nuk mbahet mend të ketë ndodhur deri më tani në territorin e kësaj komune, dhe veçanërisht në sipërfaqet e malit Pllaçkovicë.
Stuhia e zjarrit ka shkatërruar sipërfaqe prej 300 hektarësh, kryesisht me drunj të bredhit dhe lisit.
Zjarri, sipas dëshmitarëve, ka filluar dje në mëngjes në lokalitetin Tërnavica, mbi kanalin e ujitjes, në afërsi të fshatit Vidovishtë dhe është përhapur në sipërfaqet e malit Pllaçkovicë ndërmjet fshatrave Vidovishtë dhe Teranci./Telegrafi/