Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka reaguar sot lidhur me rastin e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova, duke vendosur edhe letër në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Abazi gjatë seancës e cila po mbahet sot ka vendosur një mbishkrim në të cilën shënohet “U shua një 4-vjeçare, turp, turp, turp”.
Nga deputetët që ishin në sallë nuk pati asnjë reagim ndaj këtij veprimi.
Ndryshe, një 4- vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë. /Telegrafi/