Telegrafi

U shty gjykimi i Limajt në “rastin e Ministrisë së Transportit”

Lajmin e konfirmoi për RTV21 avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Sipas tij, arsyeja e shtyrjes është ndërrimi i kryetarit të trupit gjykues, ndërsa pret që për datën e re të fillimit të gjykimit të njoftohet në formë zyrtare të hënën.

Fatmir Limaj nga 24 nëntori vazhdon të jetë në paraburgim. /Telegrafi/