Lionel Messi shënoi golin e dytë të Paris Saint-Germain në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, në atë që ishte një rast i rëndësishëm për klubin francez, por argjentinasi pati një rast ku ka befasuar të gjithë.
PSG fitoi ndaj Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golat për ekipin parisien u shënuan secila në njërën pjesë, ku Idrissa Guaye shënoi në pjesën e parë dhe Messi në të dytën.
Ky ishte goli i parë për yllin argjentinas me fanellën e klubit francez, por kjo nuk ishte e tëra.
Sulmuesi argjentinas u pa shumë i angazhuar me ekipin, teksa një rast i tij ka befasuar të gjithë.
Imagine being the guy who tells Messi to lay down behind the wall 😂 pic.twitter.com/PDLD0FPJDX
— Nubaid Haroon (@RamboFYI) September 28, 2021
https://twitter.com/EsselKobina39/status/1442978680163246081
Bëhet fjalë për rastin kur Messi u shtri poshtë murit mbrojtës për të bllokuar ndonjë goditje të mundshme nën mur.
Ky rast ka befasuar të gjithë e në veçanti legjendën e Manchester Unitedit, Ferdinand, i cili e ka cilësuar si mosrespektim shtrirjen e Messit.
“Jo, jo jo, është mosrespektim, nuk do ta kisha bërë atë nëse do të isha Messi”, ka thënë Ferdinand në formë shakaje. /Telegrafi/
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) September 28, 2021