Telegrafi

U shtri në mes të rrugës duke tentuar të tallet me shoferët, rrihet brutalisht turisti britanik në Ibiza (Video, +18)

Policia në Ibiza të Spanjës janë duke hetuar sulmin brutal ndaj një turisti britanik, i cili tentoi të realizoi një kamerë të fshehtë duke u shtirur kinse po flenë në mes të rrugës.

Disa video të sulmit të së martës janë publikuar në mediat sociale, dhe tani policia spanjolle është duke i studiuar në detaje në tentim për t’i identifikuar dhe kapur sulmuesit, transmeton Telegrafi.

Sulmi ka ndodhur në resortin e njohur për turistët, dhe gjithçka filloi mbrapsht kur një turist britanik i paidentifikuar i veshur me pantallona të shkurta dhe bluzë pa mëngë, vendosi të shtrihet në mes të rrugës duke mbajtur duart prapa kokës.

Kalimtarët e habitur me veprimin e turistit shikonin anash, derisa ishte krijuar kolona e gjatë e veturë që nuk mund të lëviznin pasi ai ishte shtrirë në mes të rrugës.

Por, edhe pse disa herë u paralajmëruar nga shoferët, turisti nuk lëvizi vendi, duke i detyruar masën t’i vërsulen dhe ta rrahin brutalisht. Ai më vonë është gjetur i përgjakur nga policia që kishin konstatuar se kishte pirë shumë alkool.

Ai gjithashtu kishte refuzuar ndihmën për ta dërguar në spital, kështu që autoambulanca u shfaq në vendin e ngjarjes për ta trajtuar. Por, është interesant se si nuk ka ngritur padi kundër sulmuesve.

Megjithatë policia ka njoftuar se është vënë në kërkim të sulmuesve që nuk ishin të paktë në numër. /Telegrafi/