Site icon Telegrafi

U shtir si shpërndarës i picave për t’iu afruar gruas , truproja i saj reagoi me kohë, sulmuesi nuk arrin ta “përfundojë misionin”

Falë reagimit të shpejtë, një truprojë nga Meksika ka arritur ta mbrojë një grua nga një person i cili është shtirur si shpërndarës i picave.

Kamerat e hotelit “Santa Fe” në Mexico City kanë filmuar momentin kur dërguesi i picave i afrohet me motoçikletë një veture të zezë, nga e cila del truproja duke nxjerrë një valixhe, transmeton Telegrafi.

Por, në ato momente ai vëren se diçka nuk është në rregull dhe derisa hapë derën e veturës gruaja, ai reagon me shpejtësi duke e mbrojtur me trupin e vetë.

Edhe pse sulmuesi dhe truproja filluan të shkrepin plumba në drejtim të njëri-tjetrit, “dërguesi i picave” në një moment frikësohet dhe zmbrapset, kurse gruaja që ishte në veturë shpëtoi pa lëndimin më të vogël.

Nuk dihet arsyeja pse kjo grua ishte cak, por raste të tilla nuk janë të rralla në Meksikë, ku përqindja e kriminalitetit është shumë e lartë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pTag4q4TgUk&feature=emb_title

Exit mobile version