Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, me aktivitete edukuese e promovuese për shëndetin oral, shënuan ditën e fëmijëve.
Në kuadër të aktiviteteve, u këndua kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, u shpërndan brusha të dhëmbëve me pastë, u recituan poezi për shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës, e po ashtu edhe vizatime të imazhit të projektit – LEPUROSHIT.
Ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Aida Hangjiu dhe Olisa Lipoveci, të cilët janë aktiv me projektet e tyre muzikore, për fëmijët e pranishëm, kënduan LIVE nga dy këngë.