Telegrafi

U shpërfytyrua rëndë pas një sulmi nga një tigër, 23 vjet pret për një operacion (Video,+18)

Një burrë nga Bangladeshi u shpërfytyrua rëndë pas një sulmi të egër nga një tigër, 23 vjet më parë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Hashmot Ali, 45, i cili ka humbur pothuajse të gjithë fytyrën e tij si rezultat i incidentit – dhe përpjekjet e shumta për rikuperimin e saj, të gjitha kanë dështuar deri tani.

Madje, siç thuhet më tej, babai i tre fëmijëve ka qëndruar ‘i fshehur’ për 23 vjet që nga incidenti brutal nga frika se ai do të paragjykohet.

E ai tani është duke kërkuar një zgjidhje në kryeqytetin Dhaka, ku shpreson se pas konsultimeve me specialistët, ai më në fund do të gjejë zgjidhje.

“Dua ta jetoj jetën time me krenari; Unë nuk dua të fshihem pas kësaj maske. Unë kam qëndruar mjaft i fshehur, tani unë dua të jetoj me krenari dhe gëzim me fëmijët e mi”, ka thënë ai. /Telegrafi/