Dhjetë kompani të vogla dhe mikrokompani e fituan çmimin kombëtar për firmë me rritje më të shpejtë ”Gazeli”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga 33 konkuretë, vetëm 10 prej tyre i plotësuan kriteret dhe kanë fitur grant financiar prej 615.000 denarësh për pajisje dhe materiale tjera.
Me këtë rast, ambasadori holandez, Wouter Plomp tha se vendi i tij e ka mbështetur Maqedoninë në mënyra të ndryshme, posaçërisht në sektorin privat, përmes trajnimeve të përbashkëta, programeve dhe aktiviteteve.
Kjo dhjetëshe përfshin firmat Pajdakov, Velekob Trans, Temov, Multiteks, Bisera Komerc, Stara Furna, Kozha-Mak, Lajonis, Ibornet dhe Uniplast./Telegrafi/