Site icon Telegrafi

U shpërblyen hulumtimet gazetareske më të mira në Maqedoni

Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) i ka publikuar fituesit e çmimit për gazetari më të mirë hulumtuese ”Nikolla Mlladenov”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fituesit e çmimit për këtë vit janë Miomir Serafinoviq dhe Snezhana Lupevska – Sozen, që kanë punuar në emisionin ”KOD” në Tv Telma, ku kanë hulumtuar rrethanat e vdekjes së mistershme të Kosta Kërpaçit, dëshmitar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), si edhe i përfshirë në listën e të falurve të kryetarit Gjorge Ivanov.

Në vendin e dytë u radhit gazetari Zoran Jovanoski, me videomaterialin ”Hiri i vdekjes” i publikuar në emisionin ”360°” në Alsat-M. Hulumtimi zbulon pasojat në shëndet dhe në mjedisin jetësor të termocentralit ”Osllomej”.

Irena Mulaçka, gazetare e javores ”Fokus” është fituesja e tretë. Ajo është shpërblyer për materialin gazetaresk për vdekjen e 80 të porsalindurve në klinikën e gjinekologjisë në Shkup për vetëm gjashtë muaj./Telegrafi/

Exit mobile version