Një javë më parë këngëtarja Era Istrefi erdhi me projektin e saj më të ri shumë të pëlqyer, këngën dhe klipin “Redrum”.
Një baladë e stilit R&B, me një tekst mjaft ‘të ashpër’ e solli këtë herë Erën më ndryshe se herët e tjera nga ç’ishim mësuar ta shohim.
Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në YouTube, të cilat duket se po e “shpaguajnë” shumën marramëndëse që është shpenzuar për realizimin e këtij projekti.
Menaxheri i këngëtares Faton Shoshi ka potencuar në një intervistë për një nga emisionet që transmetohet në RTV Dukagjini, se kostoja e projektit “Redrum” ka shkuar der në afro 200 mijë euro.
Duke qenë se bashkëpunëtorët kanë qenë të tregut ndërkombëtar, atëherë edhe autorët që kanë punuar këngën janë paguar me çmim më të lartë. /Telegrafi/