Ylli i futbollit, Karim Adeyemi, pati një performancë të shkëlqyer mbrëmë (e martë) me Dortmundin.
Sulmuesi gjerman shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Dortmund në ndërkohë u përball me Celtic në stadiumin ‘Signal Iduna Park’.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 7:1, gjersa një ‘hattrick’ i Adeyemit bëri që të shpallej ‘lojtari i ndeshjes’.
Në stadium për ta përkrahur edhe kësaj here ishte partnerja e tij, reperja Loredaan Zefi.
Ajo pas përfundimit të ndeshjes u shfaq krah tij, duke treguar se është e lumtur për këtë arritje të të dashurit.
E Karim nga ana tjetër pasi mori çmimin ndau një fotografi në InstaStory dhe shkroi: “Flm o bir”.
I njëjti duket se i ka mësuar disa fjalë shqip nga tashmë partnerja, me të cilën po shijon një lidhje prej disa muajsh. /Telegrafi/