Site icon Telegrafi

U shpall mashkulli më i pashëm për vitin 2022 – Chris Evans thotë se tani dëshiron të gjej një grua dhe të ketë fëmijë

Aktori Hollywoodian, Chris Evans zbuloi se pret me padurim të martohet dhe të ketë fëmijë.

Pasi u kurorëzua ‘si mashkulli më i pashëm’, ylli 41-vjeçar i Marvel shprehu shpresat e tij për ndërtimin e një familjeje në të ardhmen.

Aktori i “Grey Man”, i cili shpjegoi për median se ai është ‘shumë i kënaqur’ me jetën, gjithashtu vuri në dukje se ai është ‘i vendosur në një fazë më të mirë ku’ ai është thjesht i lumtur që është në shtëpi.

“Kjo është absolutisht diçka që unë dua, grua, fëmijët, duke ndërtuar një familje. Kur lexoni për shumicën e artistëve, qofshin aktorë, piktorë, shkrimtarë, shumica prej tyre pranojnë se nuk ishte puna që ata bënë për të cilën ata janë më krenarë, ishte për marrëdhëniet, familjet që ata krijuan, dashurinë që gjetën, dashurinë që ndanë”, tha Evans.

Ai u shpreh se e pëlqen gjithashtu ‘idenë e traditës dhe ceremonisë’ dhe ‘nuk mund të mendojë asgjë më të mirë’.

Me kalimin e viteve, aktori nga Bostoni tha se është bërë një partner ‘shumë më i mirë’ në marrëdhënie dhe i jep kohë për ta ndihmuar të përmirësohet.

“Unë kam qenë në gjendje të identifikoj disi se ku kam nevojë për përmirësim dhe çfarë funksionon. Unë gjithashtu shoh vërtet vlerën dhe forcën në të kërkuarit fale”, tha Evans.

Fituesi i MTV Movie & TV Award më parë ka qenë i lidhur në mënyrë romantike me Kate Bosworth, Jessica Biel, Emmy Rossum, Jenny Slate, Minka Kelly, Dianna Agroni, Lily Collins dhe Christina Ricc.

Chris mori titullin ‘mashkulli më i pashëm në botë’ që iu dha për herë të fundit në nëntor 2021 aktorit Paul Rudd, 53 vjeç.

Fituesit e tjerë të fundit përfshijnë: Michael B. Jordan, John Legend, Chris Hemsworth, Idris Elba, Adam Levine, Blake Shelton, Ryan Reynolds, Channing Tatum dhe David Beckham.

Revista People e emëroi ‘mashkullin e parë më të pashëm në botë’ në shkurt 1985 kur zgjodhi Mel Gibson atëherë 29-vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version