Konkursi për anëtarë të ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për gjashtë muajt e ardhshme u publikua sot në gazeta. Bëhet fjalë për përfaqësues të parakohshëm të Komisionit, sepse deri në vjeshtë pritet të miratohet ligji i ri zgjedhor, në të cilën do të përfshihet edhe KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kuvend mbrëmë e dërgoi deri tek gazeta zyrtare për pjesëmarrje në konkurs, e cila ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit të KSHZ-së, zv. kryetarit dhe pesë anëtarëve të Komisionit. Konkursi do të zgjatë tetë ditë nga dita e publikimit në gazetën zyrtare. Pas mbarimit të konkursit komisioni i Kuvendit për çështje zgjedhore dhe emërtime duhet të sjell një listë propozimesh.
Anëtarët e KSHZ-së i zgjedh Kuvendi me dy të tretat e votave të shumicës parlamentare. Anëtarët e KSHZ duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë me vendim të përhershëm në vend, të kenë të mbaruar arsimin e lartë me së paku tetë vjet përvojë pune në organet e parive politike. /Telegrafi/