Kampionati Evropian i peshëngritjes për të rritur, veç medaljeve të fituara, do të jetë edhe një burim të ardhurash për sportistët e Kombëtares kuqezi.
Por, më i pafati do të jetë pikërisht kampioni i Evropës në stilin e shkëputjes.
Edhe pse u ngjit në majën më të lartë të kontinentit në këtë disiplinë, vendimi i Këshillit të Ministrave e privon Daniel Godellin nga shpërblimi.
Sipas tij, shpërblehet vetëm medalja e fituar në dygarësh, ku Godelli zuri vendin e katërt.
Ndërsa Erkand Qerimaj do të përfitojë dhjetë milionë lekë (të vjetër) pas vendit të tretë që arriti dje në Split të Kroacisë.
Por çeku do të dorëzohet vetëm kur të mbërrijnë edhe përgjigjet e kontrollit antidoping. /panoramasport/