Telegrafi

U shoqëruan për vrasjen në Larushk të Krujës, zbardhet dëshmia e Marklen Hakës e Valter Bamit

Marklen Haka dhe Valter Bami janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit Ramazan Sina dhe plagosjen e dy fëmijëve të Gentian Bejtjas në atentatin e ndohur në Larushk.

Haka dhe Bami kanë mohuar që të kënë lidhje me ngjarjen, madje ata ju kanë vënë në dispozicion hetuesive edhe pamjet filmike të banesave të tyre.

Burime bëjnë me dije se në dëshminë e tyre ata kanë mohuar që të kenë konflikte me Gentian Bejtjan.

Pas dhënies së deklarimeve ata janë lënë të lirë nga ana e autoriteteve.

Djali i tretë i familjes Bami nuk është shoqëruar për shkak të problemeve shëndetësore ndërsa Durim Bami ndodhte jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Hetuesit janë duke verifikuar qelizat e celularit të Hakës dhe Valter Bamit për të përcaktuar lëvizjet para ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bëjn me dije se Gentian Bejtja dyshohet se kishte kohë që kishte ardhur në Shqipëri dhe se fshihej në zonën e Lezhës.

Grupi hetimor është duke hetuar në këtë drejtim për te zbuluar se kush janë personat me të cilët shoqërohëj Bejtja. I paqartë mbetet për hetuesit motivi dhe përplasja mes grupeve kriminale në Fushë-krujë që çoi në atentatin e të hënës.

Bejtja është një personazh me shumë dritëhije. Emri i tij është lakuar në disa ngjarje të ndryshme kriminale. Ai nuk është gjetur ende dhe hetuesit kanë dyshime se fshihet në Lezhë në mënyrë që të merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për të zbuklar autorët e ngjarjes.

Ndërkohë në spitalin e Traumës janë duke marrë trajtim mjeksor dy fëmijët e mitur të Bejtjas, 10 dhe 13 vjeç.

Nga atentati humbi jetën Ramazan Sino kunati i Bejtjas.