Mats Hummels është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën mes Borussia Dortmundit dhe Ajaxit.
Mbrojtësi gjerman qëndroi në fushë vetëm për 29 minuta, kur u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ai bëri një ndërhyrje nga mbrapa në sulmuesin brazilian Anthony, por që ky i fundit e shkeli në këmbë.
Hummels nuk e kishte mendjen te kartoni i kuq, por gjyqtari anglez Marc Olivier vendosi ta përjashtonte nga loja.
Kjo ka tërbuar të gjithë, teksa kartoni i gjermanit është bërë viral në rrjetet sociale se si mund të ndëshkohet kur nuk i preku fare këmbët e Anthonyt.
Ndërhyrja e tij ishte në top, por kështu nuk mendoi Marc Olivier i cili vendosi ta përjashtonte.
Anëtari i Borussia Dortmund ka folur pas ndeshjes, duke thënë se nuk e ka idenë se si mund të jetë karton i kuq ajo ndërhyrje.
“Kam parë pamjet e kartonit të kuq pasi jam ndëshkuar. Nuk e kam idenë se si mund të jetë ai i kuq. Nuk e kam idenë se si një gjyqtar në nivelin e Ligës së Kampionëve vendos të jap një karton të kuq për këtë ndërhyrje”, deklaroi Hummels. /Telegrafi/
Mats Hummels Interview Highlights on DAZN#BVBAJA #Hummels pic.twitter.com/KsjmaRjSlx
— Cedric¹¹ (@cedric_bvb) November 3, 2021