Site icon Telegrafi

“A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?”, pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

Ai quhet Raul Gonzalez, është 17 vjeç, luan për ekipin e të rinjve Cultural Deportiva Cebrerena dhe studion në IES Hermenegildo Martin Borro në Cebreros.

Gonzalez filloi të luante futboll të vogël. Para dy vitesh ai kaloi në futbollin e madh, ku preferontë luajë si sulmues. Thjesht një djalë tjetër, mund të thuash, derisa rrjetet sociale e shndërruan atë këtë të mërkure në një sensacion për shkak të ngjashmërisë me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, për shkak të ngjashmërisë së madhe.

“Që kur debutova, ma kanë thënë këtë (që ngjason me Lamine Ymala)”, ka thënë Raul.

“Dje – të martën – gjithçka filloi”, kujton Raul. Pas rrjeteve sociale, media si, Marca, AS, El Chiringuito kanë shkuar për ta intervistuar. Videoja tashmë ka më shumë se 400,000 shikime.

“Të krahasosh veten me Laminen nuk është diçka e re. Filloi kur Lamine debutoi – 29 Prill 2023 – me Barcelonën. Që aty ishte kur miqtë e mi filluan të më thërrisnin Yamal.

“Ka ndodhur edhe kur luaj në fusha të tjera me shokët e skuadrës. Por ajo që ndodhi këtë të martë ishte diçka tjetër. Më kanë bërë zyrtare te Barcelona”, qesh Raul Gonzalez, i cili jo vetëm që ka një ngjashmëri të madhe fizike me lojtarin, idhullin e tij, por është edhe moshatar.

Për një ditë ai u bë protagonist dhe ‘trend’ në rrjetet sociale. “Ishte qesharake, por edhe e pabesueshme”, pranon lojtari. Pavarësisht moshës, ai nuk është kapërcyer nga gjithçka që ka ndodhur në orët e fundit.

Për momentin as Barcelona dhe as vetë Lamine Yamal nuk kanë kontaktuar me të: “Do të ishte e pabesueshme, shpresoj. Do të doja ta takoja. Kjo është ajo që po pres”, komenton ai, duke konsideruar se çfarë do të ishte një ëndërr, të mund të takonte idhullin e tij të futbollit dhe atë me të cilin tashmë të gjithë e krahason atë. /Telegrafi/

Exit mobile version