Aeroplani privat i Elvis Presley është shitur në një ankand privat për 430 mijë dollarë të shtunën në Kaliforni.
Blerësi nuk u zbulua në lajmin e publikuar në faqen e internetit të shtëpisë së ankandeve GWS Auctions Inc.
Aeroplani ka qëndruar në një pistë të New Mexico për 35 vjet dhe se aeroplani ka nevojë për riparime, transmeton Telegrafi.
Mbreti i “Rock and Roll” e kishte dizajnuar brendësinë e fluturakes me ari, ulëse dhe qilim të kuq.
Aeroplani është me ngjyrë të kuqe ndërsa është prodhuar në vitin 1962 gjersa është i tipit Lockheed Jetstar. /Telegrafi/