Site icon Telegrafi

U shfaqën duke shkëmbyer puthje në buzë – Kylie Jenner thyen heshtjen për romancën me shoqen e saj të ngushtë, Stassie Karanikolaou

Kylie Jenner ka thyer heshtjen në lidhje me thashethemet se ka qenë fshehurazi në romancë me shoqen e saj të ngushtë, Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou, në episodin e radhës të “The Kardashians”.

Më herët gjatë vitit, ishin shfaqur disa foto provokuese të modeleve, të cilat kishin çuar në spekulime tabloidet ndërkombëtare se ato po takoheshin fshehurazi.

Jenner, 25 vjeçe, dhe Karanikolaou, 26 vjeçe, i hodhën poshtë këto aludime një herë e mirë, duke zbuluar se nuk ishin në lidhje.

“A nuk është qesharake që të gjithë mendojnë se ne po takohemi? Kur pimë ca alkool, sikur na pëlqen të shkëmbejmë puthje me njëra-tjetrën dhe gjëra të tjera?”, pyet Kylie.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

“Duhet të bëjmë Martini? Çfarë po bëjmë”, Stassie thotë, ndërsa ato bëjnë thirrje që t’iu sjellin Martini.

Foto: Hulu

“Pse njerëzit mendojnë se është kaq e çuditshme, sikur ne jemi të fiksuara pas njëra-tjetrës?”, pyet Stassie, teksa Kylie shton: “Të gjitha komentet janë: Ne e dimë që po kryeni marrëdhënie”.

“Unë dhe Anastasia jemi miq që kur ishim 12 ose 13 vjeçe. Ajo është padyshim një shoqe e imja e vjetër”.

Foto: TikTok

“Ne jemi rritur bashkë, kemi kaluar kaq shumë së bashku, ajo është si një motër”, shtoi mes tjerash themeluesja e “Kylie Cosmetics”.

Jenner këtë kohë u përfol për një romancë me aktorin e famshëm, Timothee Chalamet.

Foto: Hulu

Kjo vjen pas ndarjes nga Travis Scott, me të cilin njëherësh ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Foto: Hulu
Exit mobile version