Telegrafi

U shfaq para kamerave me kafe të Starbucks, pushohet nga puna prezantuesja turke e lajmeve – pretendohet se kompania nga Seattle shihet si pro-izraelite

Një prezantuese e lajmeve e vlerësuar me çmime në Turqi, Meltem Günay, u pushua nga puna pasi u shfaq në kamera me një filxhan Starbucks në tryezën e saj, gjë që u interpretua si një akt provokues në një vend ku kompania me seli në Seattle shihet si pro-izraelite.

Prezantuesja 45-vjeçare e lajmeve me TGRT Haber dhe drejtori i programit u pushuan menjëherë pas transmetimit të së dielës, transmeton Telegrafi.

Kompania mediatike me seli në Stamboll, tha se “kupton dhe i njeh ndjeshmëritë e popullit turk në lidhje me Gazën dhe i mbron ata deri në fund”.

“Nuk e miratojmë këtë sjellje të prezantuesve dhe drejtorëve të cilëve u është anuluar kontrata e punës dhe i dënojmë ashpër”, thuhet në njoftimin e televizionit.

Qytetarët në Turqi kanë bojkotuar Starbucks në të gjithë vendin javët e fundit, për shkak të njëanshmërisë pro-izraelite të kompanisë, shkruan New York Post.

Përdoruesit e mediave sociale kanë shpërndarë videon virale, që tregojnë njerëz që protestojnë jashtë vendndodhjeve të Starbucks dhe kërkojnë që klientët të qëndrojnë larg prodhuesit. /Telegrafi/

@australiancommunitymedia Turkish news anchor Meltem Günay has been fired after appearing on TV with a Starbucks cup on her desk amid calls to boycott the coffee chain which is considered to be pro-Israel. #world #news #anchor #MeltemGünay #fired #sacked #Starbucks #coffee #cup #boycott #Israel #Palestine #conflict #Turkish #TGRTHaber #Turkey #acm ♬ original sound – Australian Community Media