Site icon Telegrafi

U shfaq para derës së fqinjit i veshur me jelek antiplumb dhe pushkë automatike, kamerat e sigurisë ndihmuan policinë amerikane ta arrestojnë (Video)

Një burrë në Florida i cili ishte shfaqur para derës së fqinjit i veshur me jelek antiplumb dhe me pushkë automatike në duar, ka përfunduar prapa grilave.

Tom D’Errico dhe familja e ti besojnë se Kevin Flaherty, 48-vjeç, ishte në mision për të vrarë gjatë asaj nate, transmeton Telegrafi.

Por, kamerat e sigurisë të vendosura pothuajse në të gjitha pjesë e shtëpisë tmerruan fqinjët në Boca Raton. Por, kur e kuptoi se po filmohej, ai u pa duke u munduar ta mbulon me dorë kamerën, me shpresën se nuk do ta kuptojnë se ishte ai.

Për fat të mirë në ato momente Tom D’Errico ishte në udhëtim zyrtar në San Diego, por përmes një aplikacioni të instaluar në telefonin e mençur mund t’i monitoronte kamerat e instaluara në shtëpi.

Pasi e identifikuan Flahertyn i telefonuan policisë, ndërsa e zonja e shtëpisë që në ato momente ishte në shtëpi së bashku me djalin dhe vajzën ishin fshehur në tualet nga frika se mund ta paguajnë me jetë.

“Ndihesha shumë keq, sepse nuk isha në shtëpi dhe nuk mund ta ndihmoja familjen time”, ka deklaruar Tom D’Errico.

Ai gjithashtu u tha hetuesve policorë se gruaja dhe vajza e Flaherty e kishin braktisur disa javë më parë, pasi i kishte kërcënuar me jetë. Por këto pretendime i konfirmoi edhe policia që pranuan se gruaja dhe vajza e agresorit e kishin raportuar rastin.

Flaherty është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndojnë tri akuza. /Telegrafi/

Exit mobile version