Telegrafi

U shfaq në protestën e mbrëmshme në Beograd, demonstruesit e dëbojnë Vuk Jeremiqin – e godasin me shuplaka në qafë

Protesta e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd të Serbisë, pas vendimit të presidentit Aleksandar Vuçiq për të vënë masa të reja si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19, nuk e ka kursyer as ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Derisa po kalonte pranë protestuesve para dyerve të Kuvendit të Serbisë, një grup protestuesish e kanë goditur me shuplaka në qafë duke e cilësuar si “tradhtar për shitje të Kosovës”.

Si rezultat i numrit të madh të protestuesve që tentuan të futen në Kuvendin e Serbisë, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por edhe nuk i kurseu fare duke përdorur dhunë të madhe.

E paraqitja e Jeremiqit në protestë vetëm sa irritoi me shumë demonstruesit të cilët brohorisnin “Largohu, tradhtar. E tradhtove Kosovën”.

Kur ai po largohej i shoqëruar nga disa persona, protestuesit e zemëruar filluan ta godasin me shuplaka në qafë, duke ia bërë me dije se nuk i gëzohen prezencës së tij. /Telegrafi/