Site icon Telegrafi

U shëtit në barin plotë, nuk frikësohej nga coronavirusi: Kam pasur temperaturë, 7 ditë kanë luftuar për të më shpëtuar

Për Jimmy Flores, 30-vjeç, coronavirusi nuk ka paraqitur ndonjë rrezik. Për këtë arsye është shëtitur lirshëm në një bar të mbushur në Scotdale të Arizonës, raporton CNN.

Megjithatë dy ditë më vonë është zgjuar me temperaturë prej 39 gradë, dhe kishte dhimbje të mëdha në trup, transmeton Telegrafi.

“Kemi qenë një hap larg hapjes totale. Nuk brengosesha për coronavirusin të them të drejtën”, fillon rrëfimin Jimmy.

E shtatë ditë më vonë pas daljes së “kobshme”, ka përfunduar në spital dhe është detyruar të futet në respirator. Për plotë shtatë ditë mjekët kanë luftuar që ta stabilizojnë gjendjen e tij.

“Atë natë kam qenë me miq në bar. Jemi kënaqur”, thotë ky i ri me një dozë pendimi, duke shtuar se në bar ishin nga 300 deri në 350 persona.

E vetëm dy ditë më vonë filluan t’i shfaqen simptomat e para, temperature iu ngrit dhe ndihej shumë keq.

“E dija se diçka nuk është në rregull. Jam testuar, e pas disa ditëve kanë mbërritur testi që ka rezultuar të jetë pozitiv. E të nesërmen nuk mund të merrja frymë, frikësohesha se mund ta pësojë me jetë”, ka shpjeguar Jimmy.

Megjithatë Jimmy thotë se deri në atë kohë kishte bërë një jetë të shëndoshë, ku vazhdimisht ushtronte në palestër dhe nuk kishte probleme shëndetësore.

“As në ëndërr nuk kam mundur ta imagjinoj se do të ketë një pasqyrë të tillë klinike. Kur më është dashur të shkoj në spital, publikisht kam deklaruar se çfarë po më ndodh, sepse doja që të gjithë ta kuptojnë gabimin që e kam bërë”, ka shpjeguar Flores. /Telegrafi/

 

Exit mobile version