Me rastin e kësaj dite, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave Joqeveritare “Eko-lëvizja”, organizuan të martën tryezën e rrumbullakët , me moton: “Ujë për qytetet: përgjigje ndaj sfidës urbane”.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se çështja e ujit duhet të paraqes njërën prej preokupimeve kryesore të Qeverisë së vendit , pasi që kjo çështje paraqet implikim të drejtpërdrejt për vetë shëndetin e qytetarëve dhe është një çështje që duhet trajtuar me seriozitetin më të madh.
Duke iu referuar të dhënave se vetëm 70 për qind e popullatës në Kosovë konsumojnë ujin nga ujësjellësi publik, ministri Agani, tha se Ministria e Shëndetësisë do ta jap përkrahjen adekuate që IKSHP të themelojë një departament të veçantë për ujin.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, tha se kjo ministri është e vetëdijshme për problematikën e shkatërrimit të lumenjve, një çështje që kjo do të jetë prioritet që lumenjtë dhe ujërat të mbrohen, derisa theksoi se mungesa e ligjeve adekuate është një nga problemet në fushën e trajtimit të ujërave.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, vlerësoi se popullata në Kosovë duhet të konsumojë ujë të cilësisë së duhur dhe duhet të ngrihet niveli i qasjes së popullatës në ujin e rrjetit të ujësjellësit publik.