Site icon Telegrafi

U shënua Dita botërore e llojshmërisë biologjike edhe në Maqedoni

Me një shëtitje malore deri te ujëvarrat e Leshnicës në Malin Sharr, në Maqedoni u shënua Dita botërore e llojshmërisë biologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM), në kuadër të këtij aktiviteti, me temë ”Llojshmëria biologjike dhe turizmi i qëndrueshëm”, u mbajt edhe kilgjëratë në shkollat fillore, pastaj u organizuan gara me fotografi, panair për ushqim lokal dhe prezantime tjera.

E gjithë kjo ishte në kuadër të projektit ”Arritja e mbrojtjes së llojshmërisë biologjike përmes krijimit të menaxhimit efikas me rajonet e mbrojtura dhe integrimi i llojshmërisë biologjike në planifikimin e shfrytëzimit të tokës”.

Projekti është zbatuar nga UNEP/GEF dhe bashkëfinancuar nga Ministria Italiane për Mjedis Jetësor, tokë dhe detë. Përndryshe, 22 maji shënohet qysh në vitin 2000 në 193 vende të botës, anëtare të Konventës për llojshmëri biologjike./Telegrafi/

Exit mobile version