Site icon Telegrafi

U shemb për shkak të borës, por çatia e “sheshit të akullt” nuk ishte “viktima” e parë e reshjeve të borës në Itali

Kulmi i “sheshit të akullt” dhe qendrës së patinazhit në Vipiteno pranë Bolzanos – Itali, u shemb për shkak të peshës së borës së rënë së fundmi të mërkurën, kanë thënë burimet lokale.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, për fat të mirë, brenda qendrës nuk kishte njerëz – për shkak se ishte mbyllur për shkak të COVID-19 – dhe kështu nuk pati të lënduar.

Por shembja thuhej të kishte shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas mediumit në fjalë, Vipiteno dhe rajoni përreth Alto Adige po regjistrojnë reshje dëbore rekord këtë vit.

Që nga fillimi i dimrit, meteorologu vendas Dieter Peterlin tha për ANSA, se rreth 285 litra/m2 kanë rënë, ose trefishi i sasisë mesatare sezonale.

Një hambar u shemb gjithashtu për shkak të peshës së borës në çatinë e tij në San Candido aty pranë, në Val Pusteria, të martën.

Në këtë drejtim, për të shmangur ndonjë tragjedi, ekipet e zjarrfikësve kanë hequr borën e rrezikshme nga çatitë e banorëve në të gjithë rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version