Shpesh herë është disktutuar për relacionet jo shumë të afërta mes tyre, gjë që në të shumtën e rasteve çojnë edhe në rivalitet.
Gold Ag ishte ai që thomboi vite më parë kolegen Tuna, duke e përmendur në këngën e tij protestuese “Shqiptar”.
Kjo ngjarje nuk la aspak shije të mirë tek këngëtarja Tuna, e cila gjithashtu nuk la pa iu kundërvyer me një status në Facebook:
“A e dini që ka do ‘Muslim for life’ krejt tatuja”, ka qenë postimi i këngëtares, i cili thumbonte kolegun e saj.
Edhe pse kanë kaluar vite marrëdhëniet mes tyre nuk janë rregulluar, por ja që ndodhin situata kur edhe duhet të takohen mes vete.
Së fundmi, është bërë e ditur se ata të dy do të jenë së bashku në një koncert në Athinë, gjersa do të argëtojnë publikun shqiptar në Greqi.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur reperi Gold Ag, përmes publikimit të posterit në llogarinë e tij personale në Instagram.
Mbase kjo mbrëmje do ti qetësojë pak gjakrat mes dyshes, të cilëve do u duhet të performojnë në të njëjtën natë, në po të njëjtën skenë. /Telegrafi/