Site icon Telegrafi

U bë sensacion në Paris 2024 – qitësi turk tani sfidon edhe Elon Musk

Sensacioni turk Yusuf Dikec, i cili fitoi medaljen e argjendtë në garën me pistoletë ajrore 10 metra në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, ka ftuar miliarderin Elon Musk në kryeqytetin e Turqisë, Stambollin.

Qitësi turk u bë sensacion pas pamjes së tij të rastësishme në Lojërat Olimpike, teksa u pa pa asnjë mbrojtje për vesh dhe lente gjatë garës së qitjes.

Në një postim në X, Yusuf shkroi: “Përshëndetje Elon, a mendon se robotët e ardhshëm mund të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike me duart në xhepa? Po për ta diskutuar këtë në Stamboll, kryeqytetin kulturor që bashkon kontinentet?”.

Elon Musk iu përgjigj postimit të tij në një mënyrë të mprehtë, duke thënë: “Robotët do të godasin qendrën çdo herë”.

Në një postim tjetër, Musk tha: “Mezi pres ta vizitoj Stambollin. Është një nga qytetet më të mëdha të botës.”

Lexo po ashtu Të gjithë i thonë se fitoi medalje me dorën në xhep, por qitësi turk ka një mesazh

Postimi mblodhi 19 milionë shikime dhe mori reagime nga përdoruesit e platformës.

Një përdorues komentoi: “Por robotët nuk do t’i kenë duart në xhepa!”. “Robotët nuk do të kenë xhepa të pantallonave për të futur duart”, komentoi një përdorues tjetër.

Përdoruesi i tretë komentoi: “Robotët nuk mund të kenë kurrë këtë ndjesi si Yusuf”.

Yusuf ka konkurruar në Lojërat Olimpike 2008, 2012, 2016, 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version