Telegrafi

U bë sensacion me golin ndaj Shqipërisë, Abiken shpjegon momentin

(Foto: Screenshot/YouTube/Twitter)

Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitore komode (3-1) përballë Kazakistanit në Arenën Kombëtare, mirëpo goli i pranuar ishte sensacional.

Në ndeshjen e Grupi 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Kuqezinjtë kishin krijuar epërsi të dyfishtë kur e pranuan golin e ekipit kundërshtar.

Aibol Abiken goditi nga mesi i fushës për të shënuar në portën e Etrit Berishës, ndërsa goli i tij është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Mbrojtësi 24 vjeçar e ka sqaruar momentin e golit duke thënë se derisa po afroheshin në mesin e fushës, e kishte vërejtur daljen e portierit shqiptar dhe kishte reaguar për ta shfrytëzuar momentin.

Shqipëria ka tetë pikë në grupin e vet, dy më pak se lideri Bjellorusia, skuadër ndaj të cilës luan të mërkurën. Në rast fitoreje, kombëtarja shqiptare do të marrë kreun e Grupit 4 në Ligën C. /Telegrafi/