Modelja dhe influencerja nga Kosova, Marigona, do të jetë imazh i Kupës së Italisë në basketboll, kjo u bë e ditur nga vetë Liga e Italisë.
Bukuroshja 24-vjeçare, do të jetë protagoniste e “Final 8” në ditën finale të ngjarjes, ku do të mbajë trofeun para finales.
Përveç kësaj, modelja me origjinë nga Kosova ishte protagoniste e një seti fotografik të veçantë me Coppa Italia.
Marigona ishte bërë virale për herë të parë, kur kamera e kapi në ndeshjen e Olympiacos dhe Asvel në basketboll.
Nga atëherë është shndërruar në sensacion të vërtetë, të gjithë duke pyetur për vajzën që mori vëmendjen me sharmin e saj.
Modelja thuhet se është lindur në Kosovë, dhe u shpërngul në Gjermani me familjen e saj në vitin 2004: aktualisht banon në Athinë ku vazhdon rrugëtimin e saj personal dhe profesional. /Telegrafi/