Site icon Telegrafi

U sa prapanicën e mirë!

Në qytetin Vina del Mar të Kilit, i cili gjendet rreth 121 kilometra larg kryeqytetit Santiago, është mbajtur gara për zgjedhjen e prapanicës më të mirë – Miss Reef 2011.

Kjo është një garë e cila pritet me shumë kureshtje çdo vit. Kjo garë organizohet nga firma e veshjeve sportive Reef, e specializuar ndërmjet tjerash edhe për veshjet e surferëve.

Shumë femra në këtë rast ekspozojnë prapanicën e tyre në tanga për ta fituar titullin e trupit dhe prapanicës më të mirë për sezonin e verës 2011.

Garueset duken të përkryera, me çka do të bindeni kur ta shihni videon. Edhe pse ka qenë e vështirë të merrej një vendim, megjithatë fitoi Sabrina Sosa nga Argjentina, shkruan “shanghaidaily.com”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version