Telegrafi

U rrëzua pa ndjenja në fushë në ndeshjen e Copa Libertadores, 27-vjeçari uruguaian vdes në spital pas disa ditësh

Mbrojtësi uruguaian i Nacional, Juan Izquierdo ka vdekur në spital në moshën 27-vjeçare pesë ditë pasi u rrëzua gjatë udhëtimin të ekipit të tij në Sao Paulo në kuadër të Copa Libertadores.

Klubi uruguaian ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale se 27-vjeçari Izquierdo nuk ka arritur të mbijetojë pas sulmit në zemër.

“Me dhimbjen më të thellë në zemrat tona, ne jemi të tronditur nga vdekja e lojtarit të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe njerëzve të tij të dashur. Nacional vajton një humbje të pariparueshme. Juan, do të jesh me ne përgjithmonë”, ka shkruar faqja zyrtare e  Nacional.

 

Kujtojmë se Izqierdo u rrëzua në minutën e 84-të të takimit, dhe shërbimi mjekësor e ka ndihmuar menjëherë.

Të gjithë në fushë ishin në mosbesim, duke shtrënguar kokën dhe lojtari u dërgua në spital me një ambulancë.

Lajmet inkurajuese erdhën nga atje, sepse ata thanë se ishte thjesht një çrregullim i rrahjeve të zemrës dhe përjashtuan një sulm në zemër.

Ata theksuan se ndoshta ishte vetëm një atak i lehtë në zemër dhe duke qenë se ai ishte një sportist në kulmin e tij, sipas mjekut, kishte shumë gjasa që ai të kthehej në normalitet.

Megjithatë, pesë ditë pasi uruguaiani u rrëzua, ai vdiq në spital. /Telegrafi/