Telegrafi

U rrëzua nga pema në Theth, humb jetën pas 12 ditësh në gjendje të rëndë 34-vjeçari

Një person ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë pas 12 ditësh në gjendje të rëndë. 34-vjeçari u rrëzua nga pema e lisit në Theth aksidentalisht.

Pas lëndimeve i riu është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth,” thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/