Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të punë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Traziti i Vjetër” në Prizren, derisa viktima ishte duke punuar në ndërtimtari.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar në lartësi rreth 2 metra derisa ishte duke punuar në ndërtimtari. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/