Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë, një 60 vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua ndërsa lyente banesën.
“Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.