Site icon Telegrafi

U rrëmbye nga forcat serbe më 1999, rivarroset sot martiri Vegim Qerkezi

Ditë më parë është identifikuar Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999.

Në nderim të tij, Komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.

Ceremonia mbahet sot me fillim prej orës 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende.

– Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës

– Akademi për Vegim Kasim Qerkezin e cila po ashtu mbahet në Çabrat dhe

-Ceremonia e rivarrimit të martirit.

Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni thuhet se janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse. /KP/

 

Exit mobile version