Familja e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek ishte një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.
Të paktë ishin ata që besuan që mbi rrënojat e shtëpisë së vjetër, do të ngrihej banesa e re. Por lotët e hidhërimit të nënë Hides pak javë më parë, u kthyen sot në lot gëzimi teksa mori në duar çelësat e shtëpisë së re e cila është jo vetëm më e fortë, por edhe e mobiluar në mënyrë moderne.
Krahas kuzhinës së re dhe dhomave për pjesëtarët e tjerë të familjes, banesa ka edhe një verandë ku mund të shijohet gjithë ai peizazh i bukur që të ofron zona.
Sikurse e do edhe zakoni, nënë Hidja nuk harroi që mbi derën e shtëpisë të vendosë edhe një kurorë me hudhër për të larguar “syrin e keq”. Ndërsa si për mysafirë të parë, krahas krushqisë, nënë Hidja kishte kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj. /KohaJone/